Bekimi i Anitës:
Mirënjohje për të gjithë ata që dëgjojnë këngën time, ju falenderoj të gjithëve. Zoti bekoftë gjithë shqiptarët.
Të shkruara nga dora e Anitës kushtuar publikut shqiptar që ajo adhuronte aq shumë.
Mijëra kilometra na ndajnë dhe larg jush kam qenë pa ju, por muzika ime kushtuar popullit dhe artdashësve të mi asnjëherë s’do të ketë më kufij. Pa ju nuk do të isha kjo që jam. Me zërin dhe forcën time ju dua të gjithëve. Shpresoj se ata, të cilët duan zërin tim prej vitesh, do të duan dhe ndiejnë kënaqësi me krijimtarinë time tashmë si kompozitore dhe poete, mbasi prej shpirtit dhe zërit tim del në pah dashuria për ju, rruga e gjatë dhe e vështirë e artistit që të jetë me pranë publikut të vet. Falenderoj ekipin amerikan, që vlerësuan dhe besuan në muzikën time, kolegët e mi që ndihmuan, vajzën time Sibora, që e do aq shumë muzikën tonë të bukur dhe në veçanti ty nënë e dashur që asnjëherë s’u lodhe me kujdesin dhe devotshmërinë tënde. Gjithashtu falenderoj gjithë artdashësit e mi këtu në Amerikë për vlerësimin e tyre që më falin, duke më dhënë forcë për të vazhduar rrugën aq të bukur dhe të shenjtë të artistit për popullin e vet.
Poezi nga Agim Doçi
Nëse ju merr malli...mos qani
Radio Tiranën paksa dëgjoni!
Dhe një minutë heshtje të mbani
Unë do ju ndjej! Mos më harroni!
Kur dimri i bardhë do derdhë dëborën
Kur një hartim do të bëjnë fëmijtë
Dhe kur në tren dikush prek dorën
Do vij t’u sjell gjithë dashuritë!
Monday, November 9, 2009
ANITA BITRI - Si te lash ma ste pash - Estrada Humazh USA - www.besfort.de
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
http://www.dailymotion.com/video/xdlugb_sitelashmastepashxhumazhxusax_music#from=embed?start=2
ReplyDeleteVideon Humazh per Anita Bitri, si dhe dy videot Autobiografi mund ti shikoni ne faqen www.besfort.de
ReplyDeletePS: Pas mylljes se akontit chibis007 ne Youtube nga disa armiqe nga Tirana, na u desht ti transferojme videot neper portale tjera !
Stafi i faqes www.besfort.de